Tiranë, presidenti Meta nuk hedh shortin për KED

31

Sipas burimeve mësohet se presidenti Ilir Meta nuk do të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, pasi ka njoftuar sot me shkresë Kuvendin, ku e informon se për shkak të vakumit ligjor nuk mund të hedhë shortin për KED.

“Për shkak të vakuimit ligjor nuk e hedh dot shortin e KED. Hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm”- thuhet ndër të tjera në shkresën e presidentit drejtuar Kuvendit.

Pritet që shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ta hedhë Kuvendi pas datës pesë dhjetor.