Ballina LAJME Tiranë, presidenti Meta i uron fitoren Pendarovskit

Tiranë, presidenti Meta i uron fitoren Pendarovskit

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, presidenti Ilir Meta ka uruar kandidatin fitues Stevo Pendarovski. Presidenti Meta ka shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit.

“Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis dy vendeve tona, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Shpresoj të takohemi së shpejti,” – shkuan presidenti Meta në Facebook.