Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta i bën apel politikës, kërkon reflektim (VIDEO)

Tiranë, presidenti Meta i bën apel politikës, kërkon reflektim (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka shprehur keqardhjen që palët politike në vend janë duke e thelluar krizën, ndërkohë që u ka bërë thirrje atyre për reflektim. Presidenti i Republikës i bëri deklaratat e tij pasi mori pjesë në konferencën me titull “Kundër kulturës së mënjanimit, në dobi të kulturës së dashurisë”.

“Tashmë është për të ardhur keq që palët kanë nxituar dhe nxitojnë për të thelluar këtë krizë,” – tha kreu i shtetit.

Prej muajsh tashmë, politika në vend është mbërthyer nga konflikti, ku opozita ka dorëzuar mandatet dhe kërkon largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.