Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta: Falenderoj vullnetarët që dhurojnë gjak

Tiranë, presidenti Meta: Falenderoj vullnetarët që dhurojnë gjak

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në Ditën Ndëkombëtare të Vullnetarizimit falenderon publikisht të gjithë të rinjtë që janë bërë pjesë e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”.
Kreu i shtetit duke e cilësuar kauzën jetike, shton se misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish është ajo që e nxit që të dhurojë gjak.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, dua të falënderoj të gjithë ata të rinj e të reja, burra e gra, institucione, shoqata e aktorë të shoqërisë civile, të cilët me vullnetarizëm janë bërë pjesë e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” duke mbështetur këtë kauzë jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish.
Dhurimi i gjakut është një proces 100% i sigurtë dhe një proces tepër i shëndetshëm, sidomos për të rinjtë dhe për të rejat, të cilët unë besoj do vijojnë me vullnetarizëm të bëhen edhe promovuesit kryesorë të kësaj Aleance dhe të këtij solidariteti njerëzor”, shkruan Meta.