Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta: Emigrimi, kambanë alarmi

Tiranë, presidenti Meta: Emigrimi, kambanë alarmi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka tërhequr vëmendjen sot për shifrat e emigracionit pas sondazhit të Gallupit të publikuar disa ditë më parë ku Shqipëria renditej e katërta në botë për prirjen për migrim.

Ai tha se kjo është një kambanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar.

“Ne duhet të tregohemi vigjilentë ndaj përsëritjes së ciklit migrator të shqiptarëve drejt vendit. Të dhënat e Gallup-it të publikuara javën e kaluar ku Shqipëria renditej në vendin e katër në botë, me prirjen më të lartë për emigrim padyshim që janë shqetësuese. Kjo është një kambanë alarmi që meriton vëmendje maksimale dhe analizë të thelluar mbi shkaqet dhe motivet që i shtyjnë bashkëqytetarët tanë drejt kësaj vendimmarrjeje të dhimbshme dhe dëshpëruese. Ky fenomen përveç se e plak Shqipërinë dhe shoqërinë tonë varfëron burimet më të mira profesionale dhe intelektuale duke dekurajuar zhvillimin e qëndrueshëm e më të shpejtë të vendit,” – tha Meta, gjatë pjesëmarrjes në 25-vjetorin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrimin – IOM, si dhe Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve.