Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta dekreton Sandër Lleshaj si Ministër

Tiranë, presidenti Meta dekreton Sandër Lleshaj si Ministër

Presidenti Ilir Meta e ka dekretuar Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm.

Dje ka qenë afati i fundit dhe Kreu i Shteitit ka marë vendimin. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin e Sandër Lleshit nga Grada Gjeneral me kërkesë të tij.

Lleshaj kërkonte që të mos ishte më pjesë e ushtrisë në mënyrë që t’i hapej rruga për emërimin në postimin Ministrit të Brendshëm.

Ky vendim i Presidentit vjen pas propozimit të dytë nga kryeministri Edi Rama për Lleshajn. Herën e parë Meta u shpreh se nuk ‘i ishte krijuar bindja’ për ta dekretuar për ministër dhe në korrespondencën e më pasme me qeverinë u zbuluan se ngërçi dhe mosdekretimi vinte pikërisht për shkak të statusit aktiv të ushtarakut të Sandër Lleshaj që deri sot mbante gradën gjeneral. Por me sa duket dhe ky moment është tejkaluar dhe tashmë zv.ministri Lleshaj do të marrë detyrën e ministrit të Brendshëm.