Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta dekoron ish-ambasadorin Arvizu

Tiranë, presidenti Meta dekoron ish-ambasadorin Arvizu

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu është nderuar sot në një ceremoni të veçantë nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta vlerësoi Arvizun me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të tij të çmuar në përparimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe në vijim si dhe për mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit”.

Në fjalën e tij, presidenti Meta vlerësoi kontributin e ambasadorit Arvizu në mbështetjen e pakursyer të procesit të integrimit euro-atlantik të vendit si dhe për ndihmën efikase në përparimin e reformave kyçe, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, por edhe reformën në drejtësi. Presidenti veçoi edhe mbështetjen që Arvizu ka dhënë për shoqërinë civile në Shqipëri me nismën mjaft të njohur “Act Now” me qëllim për të bashkuar zërin e qytetareve për të drejtat e tyre.