Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti Meta darkë me bashkësitë fetare

Tiranë, presidenti Meta darkë me bashkësitë fetare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shtruar darkë me rastin e Krishtlindjeve me bashkësitë fetare.

Kreu i Shtetit e vuri theksin tek lufta ndaj varfërisë si dhe kujdesi tek fëmijët e të rinjtë.

“Shoqëria jonë përballet sot me disa fenomene të cilat shkaktojnë, pasiguri, frikë, padrejtësi e pesimizëm ku më trishtuese është ende largimi i të rinjve. Pabarazia, lakmia, arroganca, egocentrizmi po shkaktojnë një ndarje sociale të rrezikshem. Lufta ndaj varfërisë e zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe për një paqe sociale e begati ekonomike,” – tha Meta.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje për të qëndruar të bashkuar dhe se duhet reflektuar për të shëruar plagët e shoqërisë.