Ballina Aktualitet Tiranë, presidenti dhe qeveria homazhe për 29 nëntor në Varrezat e Dëshmorëve

Tiranë, presidenti dhe qeveria homazhe për 29 nëntor në Varrezat e Dëshmorëve

Liderët e shtetit janë mbledhur së bashku në një ceremoni me homazhe për 74-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist në Varrezat e Dëshmorëve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i pari që ka vënë kurorë me lule dhe është përulur me nderim para monumentit “Nënë Shqipëri”. Më pas ai është ndjekur dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në nder të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, ndërsa epiqendra e festimeve padyshim ngelet Tirana. Kjo festë do të festohet ndryshe dhe nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi Forcat e Shtabit të Përgjithshëm kanë organizuar një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.