Ballina Aktualitet Tiranë, Presidenca publikon kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Tiranë, Presidenca publikon kandidatët për Gjykatën Kushtetuese

Presidenca ka publikuar ditën e sotme listën e kandidatëve prej 13 emrash për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se:
Pas përfundimit të afatit të aplikimit për “Vendin vakant” gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë kjo që krijohet më datë 25.05.2019, e shpallur me Dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019, të Presidentit të Republikës, rezulton se kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm: 1. Z. Alban Brati; 2. Znj. Arta Vorpsi; 3. Z. Avni Shehu; 4. Znj. Elsa Toska; 5. Znj. Fiona Papajorgji; 6. Z. Ilir Mustafaj; 7. Znj. Irena Reso; 8. Znj. Kestrin Katro; 9. Z. Klodian Rado; 10. Z. Kostandin Kazanxhi; 11. Znj. Marsida Xhaferllari; 12. Znj. Mimoza Qinami; 13. Znj. Valbona Bala (Pajo)/.

Lista me aplikantët e mësipërm, së bashku me dokumentacionin e dorëzuar, përcillen menjëherë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për verifikim dhe vlerësim sipas ligjit.