Ballina Aktualitet Tiranë, Policia Rrugore bën bilancin e javës: 21 të arrestuar

Tiranë, Policia Rrugore bën bilancin e javës: 21 të arrestuar

Përmes një njoftimi, Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se gjatë javës dhe fundjavës ishte prezent thuajse në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit, me shërbime të shtuara dhe me mjete në patrullim, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht nga drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit dhe shpejtësia mbi normat e lejuara, si dhe kontrollin e akseve rrugore duke verifikuar problematikën që krijohet nga kushtet atmosferike me qëllim adresimin e mangësive entit pronar të rrugës.Nga kontrollet policore, janë verifikuar shkelje “flagrante” të rregullave të qarkullimit, siç ishin nivelet e larta të alkoolit deri në 1.30 mg/l apo shpejtësitë deri në 170 km/h, që për kushtet e rrugës dhe lageshtirën ky nivel alkooli dhe shpejtësitë e larta, janë një rrezik potencial, jo vetëm për drejtuesin e mjetit dhe pasagjerët që udhëtojnë me të, por për të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.

Disa nga të dhënat dhe shkeljet kryesore të verifikuara gjatë fundjavës sipas policisë janë:

• 21 të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 16 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 3 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe dy drejtues mjetesh për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.
• 38 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
• 56 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 23 leje drejtimi te pezulluara, per shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
• 440 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.
• 156 masa administrative për mospërdorim të kaskës mbrojtëse gjatë drejtimit të motomjeteve dhe ciklomotorrëve.
• 70 mjete të ndaluara administrativisht për detyrime administrative të pashlyera.
• Si dhe janë vendosur, 2150 masa administrative për shkelje të tjera të ndryshme.