Ballina Aktualitet Tiranë, Policia Rrugore pezullon 21 patenta

Tiranë, Policia Rrugore pezullon 21 patenta

Fundjava vazhdon të mos neglizhohet nga Policia Rrugore e Tiranës, e cila ka qenë në gatishmëri gjatë natës së kaluar, duke mbajtur në vëzhgim drejtuesit e makinave.

Gjatë natës së kaluar, Policia Rrugore ka pezulluar 21 patenta, ndërsa i ka vënë prangat një 25-vjeçari që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Drejtuesi i arrestuar ishte shtetasi D. A., 25 vjeç, pasi testi i tij i parë i alkoolit rezultoi 0,72 mg/l dhe testi i dytë rezultoi 0,74 mg/l, tregues këta tej normave të lejuara.