Ballina Aktualitet Tiranë, këshillat e Policisë së Shtetit për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë...

Tiranë, këshillat e Policisë së Shtetit për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në dëborë

Policia e Shtetit udhëzon të gjithë drejtuesit e automjetëve për të pasur kujdes në rrugët e mbuluara nga bora:

  • ndërroni gomat nga verore në dimërore
  • vendosni zinxhirët në gomat e automjetit
  • pastroni mirë mjetin nga dëbora përpara udhëtimit
  • në terren të akullt mos kryeni manovra të ashpra
  • në ngjitje përdorni marsh të ulët
  • në dishezë për të ngadalësuar mjetin përdorni zbritjen e përshallëzuar të marsheve

Bora ka mbuluar një pjesë të rrugëve në zonat juglindore dhe veriore të vendit, duke e bërë të nevojshme marrjen e masave paraprake për të garantuar sigurinë e lëvizjes.