Ballina Aktualitet Tiranë, policia kontrollon dyqanet, sekuestron fishekzjarret

Tiranë, policia kontrollon dyqanet, sekuestron fishekzjarret

Policia e kryeqytetit mësyn dyqanet dhe tregjet e qarkut të Tiranës për të kontrolluar tregtimin e lëndëve plasëse dhe piroteknike.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.
Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.
Në ditët në vijim, qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme.