Ballina Aktualitet Tiranë, policia kontroll ndaj subjekteve për lëndë piroteknike

Tiranë, policia kontroll ndaj subjekteve për lëndë piroteknike

Policia e Tiranës në bazë të planit të masave për kontrollin e dyqaneve e tregjeve që mund të tregtojnë apo shesin lëndë plasëse ka vijuar kontrollet dhe ditën e sotme.

Nga kontrollet e ushtruara mësohet nuk janë konstatuar lëndë plasëse apo produkte piroteknike.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë ushtruar inspektim në lidhje edhe me elementët e sigurisë me të cilat duhen të jenë të pajisura subjektet (dyqanet), siç janë kamerat e vëzhgimit apo pajisja me fikëse zjarri.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në të gjithë dyqanet e tregjet e vendit.