Ballina Aktualitet Tiranë, Policia e Shtetit: Procedimet e protestuesve, në bazë të ligjit

Tiranë, Policia e Shtetit: Procedimet e protestuesve, në bazë të ligjit

Policia e Shtetit ka deklaruar se procedimet penale ndaj disa protestuesve janë bërë në bazë të ligjit për ata persona që e kanë cenuar atë. Në një njoftim për mediat, nisur dhe nga reagimet e shumta pas procedimeve penale për artistin Robert Aliaj, pedagogun Edmond Tupe si dhe protestues të tjerë, policia ka sqaruar se këta persona e kanë cenuar qartazi ligjin, kryesisht në formën e bllokimit të akseve rrugore të vendit, goditjes me sende të forta, apo djegies së materialeve të dëmshme për shëndetin e qytetarëve në mjedise të rëndësishme publike

DEKLARATA E POLICISË

“Në përgjigje të interesit të disa mediave, Policia e Shtetit sqaron se gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë dhe në disa qarqe të tjera të vendit, punonjësit dhe strukturat e saj janë angazhuar në një vëllim të shtuar shërbimesh, të cilat kanë pasur si qëllim garantimin e kushteve për ushtrim të lirë dhe të pa cenuar të së drejtës për protestë dhe për ruajtjen rendit publik e të qetësisë së përgjithshme të qytetarëve”.