Ballina Aktualitet Tiranë, policët me kopje në provim

Tiranë, policët me kopje në provim

Më shumë se 42 oficerë policie konkuruan pak ditë më parë për 130 pozicione vakante për gradën komisar. Por ditën që është bërë edhe testimi me shkrim ka pasur ankesa të shumta për manipulim të provimit si dhe kopje të shumta.

Disa oficerë kanë thënë se një pjesë e konkurentëve plotësuan testin me shkrim akoma pa i lexuar mirë pyetjetet, madje thonë se disa prej tyre më shpejt dolën sesa u futën në provim.

Vetëm paraditen e kësaj të marte me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, testimi është anuluar.

Ndërkohë dje kanë konkuruar 230 oficerë për gradën Kryekomisar, ndërkoh që edhe këta pretendojnë se gjatë testimit me shkrim janë shkelur procedurat standarte.
Gradata e karrierës në polici gjithmonë kanë qenë të përfolura për shkak të mbeshtetjes së disa individëve nga pushteti dhe lidhjet politike.

Shumë oficerë të tjerë zgjedhin ta marin gradën me vendim gjykate, në kushte kur nuk un ofrohet konkurimi në bazeë të meritës së tyre.