Ballina Kronikë Tiranë, plagoset me thikë një 25-vjeçar

Tiranë, plagoset me thikë një 25-vjeçar

Një 25-vjeçar është plagosur me thikë në rrugën ‘Frosina Plaku’ në Tiranë.

I riu me iniciale S. GJ., u godit me thikë nga shtetasi me iniciale E. K., i cili është shpallur në kërkim nga policia.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Në rrugën “Frosina Plaku”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.K, ka plagosur  me mjet prerës  shtetasin  S.Gj, i cili ndodhet  jashtë rrezikut për jetën,”-raporton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.