Ballina Kronikë Tiranë, përplasen dy automjete dhe mbetet një i plagosur rëndë

Tiranë, përplasen dy automjete dhe mbetet një i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Selitës në Tiranë.

Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar rëndë e dyshohet se është drejtuesi i një prej automjeteve.

Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip “Benz” i cili po lëvizte mbrapsht, kur është goditur nga pas nga një “Audi” me shpejtësi.

Të dy automjetet kanë pësuar dëmtime të mëdha.