Ballina Aktualitet Tiranë, përleshje me thikë, dy të plagosur

Tiranë, përleshje me thikë, dy të plagosur

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes dy personave në Tiranë.

Përleshja ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta e për pasojë, të dy personat kanë përfunduar me plagë të rënda në spital.

Ngjarja ka ndodhur sonte, rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit, ku sipas burimeve të Policisë, mësohet se si pasojë e një konflikti të çastit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Ende nuk dihet shkaku i këtij sherri, ndërsa policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.