Ballina Aktualitet Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet në zonën e “Astirit”

Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet në zonën e “Astirit”

Një automjet ka marrë flakë sot te Unaza e re, pranë zonës së “Astirit”.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se shkak i kësaj ka qenë një defekt teknik i automjetit.

Mësohet se drejtuesi i saj, ka arritur të dalë në kohë, i padëmtuar.

Ngjarja ka ndodhur pak para nisjes së protestës së banorëve të Unazës së Re.

Zjarrfikëset që kanë shkuar menjëherë në vendin  ngjarjes, vunë nën kontroll flakët e zjarrit.