Tiranë/ Përfshihet në flakë automjeti në lëvizje

107

Përfshihet nga flakët një automjet në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial.

Dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.05.2021, rreth orës 18:40, në afërsi të Liqenit Artificial, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti në pronësi të shtetases B. M., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.