Ballina Aktualitet Tiranë, pedagogu shkon të japë mësim por e gjen sallën bosh

Tiranë, pedagogu shkon të japë mësim por e gjen sallën bosh

Profesori i Historisë, Romeo Hanxhari sot ka përjetuar emocione të mëdha kur ka shkuar në auditor por e ka gjetur sallën e boshatisur.
Studentët nuk janë aty. Ata kanë dalë të protestojnë për tarifat e larta ndërsa profesor Hanxhari nuk e fsheh dot emocionin që i jep një gjë e tillë.

“Auditoret bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin. I falenderova studentet e Fakultetit tonë që më dhanë fjalën me megafon tani në oborr. U thashë studentëve tanë të mrekullueshëm që ajo pamje ishte pamja më e bukur e oborrit që prej 27 vjetësh kur kam filluar pedagog. U thashe atyre që “unë s’mund t’ju them hapur të lini mësimin, por po ju përsëris një shprehje të madhe të një njeriu të madh e cila tregon hierarkinë e sakrificës: “për dashurinë jap edhe jetën, por për lirinë jap edhe dashurinë”. Tani dhe më vone në jetën tuaj ndihuni të lirë të zevendesoni çdo fjalë tjetër në këtë shprehje”, u thashë, por mos e zëvendësoni kurrë fjalën LIRI!”, – shkruan Hanxhari.