Ballina Aktualitet Tiranë, pedagogët takim me ministren e Arsimit

Tiranë, pedagogët takim me ministren e Arsimit

Gjashtë përfaqësues nga asambletë e pedagogëve në Ministrinë e Arsimit po zhvillojnë një takim me kreun institucionit Besa Shahini.

Javën e kaluar ata i kërkuan Ministrisë të rrëzohej ligji i Arsimit të Lartë, e ndërkohë kërkojnë zgjidhjen e kërkesave të tyre ndërsa paralajmërojnë edhe grevë.

“Presim përgjigje dhe masa konkrete brenda datës 1 shkurt 2019 për pikat e mësipërme. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë do t’i drejtohemi të gjithë trupër akademike të universiteteve publike në nivel kombëtar, për grevë të përgjithshme,” – shkruhet në shkresë.

Ndërkaq, në disa fakultete të Universitetit të Tiranës vijon bojkoti i mësimit, ku një pjesë e studentëve janë ngujuar. Ditët e fundit më e tensuonuar ishte situaat në fakultetin e Juridikut, ku studentët protestues u përplasne me ata që duan të bëjnë mësim. Ndërsa si zgjidhje e situatës u mendua zhvillimi i mësimit në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.