Ballina Aktualitet Tiranë, pedagogët në grevë, bojkotohet mësimi tek Shkencat Sociale

Tiranë, pedagogët në grevë, bojkotohet mësimi tek Shkencat Sociale

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale protestën e tyre e kanë kaluar në tjetër nivel.

Përmes një vendimi me shumicë votash, drejtuesit e Personelit Akademik kanë vendosur nisjen e grevës duke kundërshtuar vendimet e qeverisë në raport me universitetin.

51701531 1205194139641491 930433033213837312 N

Pjesa më e madhe e pedagogëve me 36 vota pro dhe dy kundra i hapën rrugë kauzës së re të grevës dy ditë më parë, ndërsa ata kërkuan ndihmën edhe të studentëve që t’i mbështesin.