Ballina LAJME Tiranë, pasi dha dorëheqjen, Taulant Muka bëhet pjesë e një tjetër nisme

Tiranë, pasi dha dorëheqjen, Taulant Muka bëhet pjesë e një tjetër nisme

Taulant Muka bëhet pjesë e një tjetër nisme, pak ditë pasi dha dorëheqjen nga posti i zëvendësministrit të arsimit.

Në një status në rrjetet sociale, Muka thekson se ka vendosur të bëhet pjesë e protestës së studentëve që do të mbahet nesër te korpusi universitar. Kjo protestë do të zhvillohet për të kërkuar një arsim më cilësor.

Kujtojmë se si shkak për largimin e tij nga posti i zv.ministrit është fakti se e ka konsideruar të papranueshëm modelin e punës në ministrinë që drejtohet nga Lindita Nikolla.