Ballina LAJME Tiranë, pas vendimit të Bashës, kryeministri Rama takon ministrat, mbledh grupin e...

Tiranë, pas vendimit të Bashës, kryeministri Rama takon ministrat, mbledh grupin e PS

Protesta e opozitës së bashkuar ka pasuar me një vendim politik të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së Lulzim Basha, deklaroi dje se do t’i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve parlamentare. Por me sa duket ky vendim i papritur i kryedemokratit ka zënë në befasi dhe maxhorancën.

Ndonëse dje ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali, bëri reagimin e parë, në të nuk flitej për ndonjë veprim pasues nga ana e maxhorancës.

Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama ndodhet në Kryesinë e Kuvendit, ashtu si çdo të hënë. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me ministrat dhe më pas do të mbledhë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.