Ballina LAJME Tiranë, pas takimit me ekipin e Komisionit të Venecias, flasim Spaho dhe...

Tiranë, pas takimit me ekipin e Komisionit të Venecias, flasim Spaho dhe Manja

Delegacion i Komisionit të Venecias ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të partive kryesore politike lidhur me propozimin e Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese që do të mundësojë pastrimin e politikës nga lidhjet me krimin.

Në përfundim, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se përfaqësuesve të Komisionit të Venecias iu parashtruan qëndrimin e Partisë Demokratike, ndërsa Ulsi Manja i Partisë Socialiste tha se e mirëpresin opinionin e Komisionit të Venecias si tabanin e demokracisë.

“Ne parashtruam qëndrimin e Partisë Demokratike, i cili, në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanët kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar,” – u shpreh deputeti demokrat Spaho pas takimit.

Nga ana e tij, socialisti Manja tha: “Në këndvështrimin tonë, takimi me delegacionin ishte shumë i frytshëm. Ishte një takim informues dhe sqarues me pyetje dhe përgjigje nga të dyja palët. Ne besojmë shumë në kompetencën dhe autoritetin e Komisionit të Venecias lidhur me opinionet e tyre lidhur me ndryshimet kushtetuese. Shpjegimet dhe mendimet tona do t’ua dorëzojmë edhe me shkrim, edhe pse në materialin që kemi dërguar në Venecia nga Kuvendi ne i kemi dërguar disa pyetje. Por, gjithsesi ne mirëpresim opinionin e Komisionit të Venecias si tabanin e demokracisë.”