Ballina Aktualitet Tiranë, pas KLP-së, zgjidhen 2 nga 6 anëtarët e KLGJ-së

Tiranë, pas KLP-së, zgjidhen 2 nga 6 anëtarët e KLGJ-së

Janë zgjedhur sot dy anëtarët e parë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bëhet fjalë për Dritan Hallunajn dhe Brunilda Kadin. Hallunaj u zgjodh me 215 vota, ndërsa Kadi me 135, ndërkohë që pritet të zgjidhen edhe 4 anëtarët e tjerë.

Ashtu si në KLP, edhe sot në garë janë 10 gjyqtarë, të cilët do të sfidojnë njëri-tjetrin për gjashtë vende në këtë institucion.

Ngritja e këtyre dy institucioneve i hap rrugë krijimit të SPAK, institucion ky i cili do të ketë si detyrë të hetojë korrupsionin në nivele të larta drejtuese, ndërsa të frikësuarit më të mëdhenj janë politikanët shqiptarë.

“Gjykatësit janë mbledhur për të votuar ato që njihet si qeveria e tyre, Këshilli i Lartë Gjyqësor. Dhjetë kandidatë janë në garë për 6 anëtarë. Krijimit të SPAK-ut i frikësohet më shumë politika shqiptare. Pritet që sot të jenë të pranishëm edhe përfaqësi diplomatike”, tha Lala.

Kujtojmë se dje u kompletua Këshilli i Lartë i Prokurorisë.