Ballina Showbiz Tiranë, Panairi i Librit, Alessandro Cutolo prezanton librin “Skëndërbeu”

Tiranë, Panairi i Librit, Alessandro Cutolo prezanton librin “Skëndërbeu”

Sot në ditën e dytë të çeljes së Panairit të Librit “Tirana 2018”, në stendën e Botimeve Toena u zhvillua promovimi i librit “Skënderbeu” të autorit Alessandro Cutolo, i cili vjen për lexuesin shqiptar pas përkthimit nga origjinali prej përkthyesit Ali Hashorva. Ky libër është përkthyer para viteve ’60, por nuk u botua në atë kohë.

Autori i librit Alessandro Cutolo dokumentet për Skënderbeun i ka marrë nga Archivio Sforzesco Esteri (Albania) nga R. Archivio di Stato di Milano. Libri përbëhet nga dy pjesë. Pjesën e parë e zë përkthimi, ndërsa pjesa e dytë përmban origjinalin në italisht të librit të botuar nga Instituto per gli studi di politica internazionale.