Ballina Aktualitet Tiranë, Panairi i Librit 2018, Kim Mehmeti shpallet autori i vitit

Tiranë, Panairi i Librit 2018, Kim Mehmeti shpallet autori i vitit

Juria e Panairit të Librit 2018 në Tiranë ka ndarë çmimet për autorët që ishin pjesë e këtij evenimenti të përvitshëm. Në garë, gjatë përzgjedhjes së çmimeve, u lexuan në total 131 vepra pjesëmarrëse.

Çmimi i madh i Panairit të Librit 2018, që njihet si Çmimi i Karrierës apo Çmimi i Autorit të Vitit i shkoi shkrimtarit Kim Mehmeti, për romanin e tij “Pusi”, ndërsa Brajan Sukaj është vlerësuar me Çmimin e Krijimtarisë më të Mirë të Vitit, për romanin e tij “Ciklopi”.

  • Çmimi i karrierës (autori i vitit): Kim Mehmeti, me romanin “Pusi”
  • Çmimi i krijimtarisë më të mirë të vitit: Brajan Sukaj, me romanin “Ciklopi”
  • Çmimi për përkthimin më të mirë: Donika Omari, për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të Kenize Mourad
  • Çmimi inkurajues: Iva Nikolli, me romanin “Vetëm për ty”
  • Çmimi inkurajues: Flogerta Krypi, me përmbledhjen me novela “Gjithçka rreth asgjësë”
  • Çmimi special: Zef Skiro Di Maxho, me vëllimin “Poema Arbëreshe”

Juria përbëhej nga Lili Sula, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë së Universitetit të Tiranës; Agim Baçi, kritik letrar; Arta Marku, gazetare e kulturës dhe përkthyese; Ledia Dushi, përkthyese; Rudi Erebara, shkrimtar.