Ballina Showbiz Tiranë, Panairi i Librit 2018, Ismail Kadare prezanton librin e ri

Tiranë, Panairi i Librit 2018, Ismail Kadare prezanton librin e ri

Shkrimtari i mirënjohur Ismail Kadare ka prezantuar veprën e tij më të re të titulluar “Kur sunduesit grinden”, gjatë Panairit të Librit 2018, të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Libri i fundit i Kadaresë trajton marëdhëniet e sundimtarëve me letërsinë dhe përfshin historinë e shkrimtarëve të mëdhenj që iu kanë mbijetuar diktaturave, përderisa diktatorët kanë vdekur e janë harruar.

Sot është dita e tretë e Panairit të Librit, i cili çeli siparin e aktiviteteve më 14 nëntor dhe do jetë i hapur për të gjithë dashamirësit e librit deri më 18 nëntor.