Ballina Aktualitet Tiranë, opozita proteston sot para Kuvendit

Tiranë, opozita proteston sot para Kuvendit

Dita e sotme pritet të jetë e mbushur aktivitetet politike. Maxhoranca pritet të zhvillojë seancën e radhës së punimeve të Kuvendit, ndërsa opozita do të vijojë protestat e saj jashtë godinës së Kuvendit.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës, por, siç kanë bërë të ditur drejtuesit e Partisë Demokratike, ata do të protestojnë sa herë që ka seancë plenare.

Ndërkohë, më 13 prill opozita ka thirrur një protestë kombëtare.

Në seancën e sotme do të bëhet edhe betimi i deputetëve të rinj, të cilët dje morën mandatin.