Ballina Aktualitet Tiranë, opozita protestë, banorët bllokojnë rrugën

Tiranë, opozita protestë, banorët bllokojnë rrugën

Opozita së bashku me banorët e Paskuqanit kanë nisur pasditen e sotme një protestë, duke bllokuar rrugën e vetme hyrëse në këtë njësi, për situatën e mjerimit që përjeton Paskuqani dhe e gjithë Shqipëria.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.

Rikujtojmë se kjo protestë zhvillohet disa ditë para asaj të 16 shkurtit, ku sipas opozitës do të ketë një pjesëmarrje madhështore.