Ballina Aktualitet Tiranë, opozita e bashkuar të enjten në protestë para Kuvendit

Tiranë, opozita e bashkuar të enjten në protestë para Kuvendit

Opozita e bashkuar do të zhvillojë sërish protestë këtë të enjte para Kuvendit. Sipas njoftimeve, protesta do të mbahet në orën 09:30. Vendimi i opozitës për të mbajtur këtë portotestë ka ardhur pas konsultimit të forcave politike respektive me strukturat e veta në qytetet e ndryshme të vendit dhe, padyshim, edhe pas vendimit që seanca e radhës parlamentare të mbahet të enjten, në orën 10:00.

Opozita ka bërë të ditur se do zhvillojë protesta sa herë që mblidhet Kuvendi, të cilën ajo e quan si parlamenti i krimit. Opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin, blerjen e votave dhe kërkon qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.