Ballina Aktualitet Tiranë, opozita e bashkuar, protestë para Drejtorisë së Policisë së Shtetit

Tiranë, opozita e bashkuar, protestë para Drejtorisë së Policisë së Shtetit

Ditën e sotme, në orën 11:00, opozita e bashkuar ka paralajmëruar një tjetër protestë. Lajmi u bë i ditur mbrëmjen e djeshme nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, menjëherë pas mbledhjes së vonë pas mesnate. Protesta do të zhvillohet para ambjenteve të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë, me qëllim lirimin e sekretarit organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, dhe të arrestuarve të tjerë.

Dollapi u arrestua mbrëmjen e djeshme nga Policia e Shtetit.

Ndërkohë, protesta e radhës kombëtare e opozitës së bashkuar, e cila vijon të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie transitore deri në zgjedhje të reja të parakohëshme, do të zhvillohet ditën e hënë, më 13 maj, në orën 18:30.