Ballina Aktualitet Tiranë, opozita e bashkuar, hapat për të penguar zgjedhjet vendore më 30...

Tiranë, opozita e bashkuar, hapat për të penguar zgjedhjet vendore më 30 qershor

Lideri i Partisë Demokratike dhe i gjithë koalicionit opozitar, në mbledhjen që ka zhvilluar me ish-deputetët dhe kryetarët e partive aleate, ka kërkuar që opozita të jetë në aksion në çdo orë me qëllimin për të penguar organizimin më 30 qershor të zgjedhjeve vendore, që opozita i konsideron të kundërligjshme.

“Në aksion, çdo orë, – mësohet të ketë thënë lideri demokrat Lulzim Basha. – Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë do të jetë në çdo cep të vendit për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm, duke ndjekur modelin e Shkodrës.”

Basha ka kërkuar nga kryebashkiakët, të cilët i përkasin forcave politike të opozitës, që të vazhdojnë me këmbëngulje zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, duke respektuar kështu dekretin e Presidentit të republikës për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve vendore.