Ballina Ekonomi / Biznes Tiranë, opozita e bashkuar, bashkëbisedim për buxhetin 2019

Tiranë, opozita e bashkuar, bashkëbisedim për buxhetin 2019

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar do të zhvillojnë sot një takim paralelisht me Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas zyrës së shtypit të PD, bashkëbisedimi do të fokusohet te buxheti i vitit të ardhshëm me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi.

“PD dhe opozita e bashkuar zhvillon sot një bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë e grupe interesi. Takimi është në ora 10:00 Hotel Tirana, salla Balsha,” – njofton zyra e shtypit e PD.