Ballina Aktualitet Tiranë, operacioni “Rruga e Gabuar”, në hetim edhe disa efektiva të Policisë...

Tiranë, operacioni “Rruga e Gabuar”, në hetim edhe disa efektiva të Policisë së Shtetit

Në grupin e trafikantëve që u arrestuan një ditë më parë nga Policia e Shtetit, pas një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, janë të përshirë disa punonjës policie të niveleve të ndryshme. Mediat raportojnë se efektivët e Policisë së Shtetit kanë bashkëpunuar me trafikantët kundrejt pagesave, duke lejuar largimin e personave që nuk u lejohej largimi për shkak të shkeljes së rregullave të Shengenit ose atyre në kërkim, duke mos i shënuar në sistemin TIMS.

Gjithashtu, mësohet se janë të përfshire edhe të zgjedhur vendorë, të cilët janë vendosur nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Nga veprimet hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal rezulton se personat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, siguronin persona, të cilët kishin interes për të udhëtuar në shtetet e BE dhe atyre shtetasve që iu ishte ndaluar hyrja në një nga vendet e hapësirës Shengen.