Ballina LAJME Tiranë, numërohen votat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike

Tiranë, numërohen votat për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike

Ka nisur proçesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.

Ish-deputeti Keltis Kruja dhe funksionarët Edit Harxhi, Genti Minarolli, Edvin Kulluri, Valbona Mezini, Fabian Topollaj dhe Erla Mëhilli, deklaruan dorëheqjen nga kandidimi, dhe garën e cilësuan farsë.

Lulzim Basha la jashtë listës kritikët kryesorë të tij, si ish-deputetët Majlinda Bregu, Ridvan Bode, Genc Ruli, Arben Imami dhe Astrit Patozi. Dy kritikë të Bashës, të cilët do të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar, janë Jozefina Topalli dhe Eduard Selami, në cilësinë e ish-kryetares së Parlamentit dhe ish-kryetar i partisë.

Përballë largimeve në sy ranë dhe rikthimi i disa emrave dhe demokratëve të vjetër, Aleksandër Biberaj e Gazmend Oketa, të cilët deri dje kanë qenë pjesë e FRD-së së Bamir Topit.

Këshilli i ri Kombëtar për të cilin votohet këtë të shtunë, zgjedh kupolën drejtuese duke filluar me dy nënkryetarët, kryesinë dhe sekretariatet, duke i dhënë fund procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.