Ballina Aktualitet Tiranë, nuk respektojnë kalimtarët, ndërshkohen me dhjetëra shoferë

Tiranë, nuk respektojnë kalimtarët, ndërshkohen me dhjetëra shoferë

Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një sëre kontrollesh në Tiranë pas ankesave të qytetatrëve se shoferët nuk respektojnë vijat e bardha dhe pikat e kalimit të kalimtarve.

Sipas policise rrugore janë ndëshkuar me dhjetra shoferë pasi nuk kanë respektuar ashtu siç duhet kodin rrugor dhe nuk u kanë dhënë përparsi kalimtarëve të cilët kalojnë tek vijat e bardha. Kjo problematikë ka sjellë shqetësim tek qytetarët të cilët janë ankuar tek autoritetet përkatëse.

Sipas burimeve policore nga kontrollet e ushtruara janë konstatuar dhe ndërshkuar 65 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, 45 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit si dhe 27 për shkelje semafori.