Ballina Aktualitet Tiranë, nuk paraqiten dëshmitarët, shtyhet gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit

Tiranë, nuk paraqiten dëshmitarët, shtyhet gjyqi për vrasjen e Marvi Mihalit

Shtyhet seanca për vrasjen e Marvi Mihalit. Shkak është bërë mospraqitja e dëshmitarëve në seancë.

Gjykata vendosi që një nga dëshmitarët që nuk u paraqit në seancë të shoqërohet në polici.

Vrasja ka ndodhur më 31 korrik të një viti më pare, pranë stadiumit ‘Dinamo’ për shkak të konfliktit për një karikues celulari.
Nën akuzë për vrasjen janë Kridens dhe Marsel Alla si edhe Eugen Bitraj.