Ballina LAJME Tiranë, Noka i përgjigjet ministrit Lleshaj: Je manekini i Ramës

Tiranë, Noka i përgjigjet ministrit Lleshaj: Je manekini i Ramës

Anëtari i kryesisë së PD, Flamur Noka, ka reaguar pas deklarimeve të ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj i cili i krahasoi aktet e opozitës si shumë të ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja (Rusia).

Sipas Nokës, Lleshaj po përdoret si manekin nga Rama.

“Kur të emëruan të shitën si pasardhës i Kadaresë ty z Lleshaj por shpejt të doli kallaji e dole pasardhës i Geron Xhafës. Paswordin e twitterit ja ke dhëne Ramës. Po na rezulton që je në rolin e manekinit dhe i ke dhënë dhe paswordin e trurit..,” – shprehet Noka në Facebook.