Ballina Aktualitet Tiranë, njoftimi i ARRSH: Reshjet e borës, ja gjendja e rrugëve në...

Tiranë, njoftimi i ARRSH: Reshjet e borës, ja gjendja e rrugëve në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen në akset rrugore të vendit pas rikthimit të reshjeve të shiut dhe të borës. Sipas ARRSH, të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe po punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë bore, ndërsa në disa akse, kryesisht në veri, duhet të përdoren zinxhirët.

Gjendja e rrugëve është si vijon:

  • në rajonin jugor: Në Korçë ka pasur reshje shiu dhe, në lartësitë mbi 1300 m, ka pasur reshje bore. Të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.
  • në rajonin qëndror: Në akset rrugore për në malin e Dajtit ka pasur reshje të dobëta bore. Deri tani nuk ka probleme për qarkullimin. Ndërkohë, në zonën Librazhd-Steblevë ka pasur reshje bore. Deri tani, të gjitha akset e këtij rajoni qarkullohen normalisht.
  • në rajonin verior: Në Shkodër ka pasur reshje shiu dhe bore. Trashësia e borës shkon nga 10 cm deri në 40 cm. Qarkullohen me zinxhirë rrugët Ura e Cerenecit – Steblevë, Trebisht – Doganë, Qafë Bualli – Krastë dhe Kuben – Vasie. Të gjitha akset e tjera qarkullohen pa probleme.