Tiranë/Një vajzë goditet me thikë nga përndjekësi i saj

49

Një vajzë e re, është goditur me thikë në periferi të Tiranës, në zonën e Vorës, nga një djalë që e përndiqte.

Si i dyshuar për ngjarjen, uniformat blu të Vorës bënë arrestimin në flagrancë të E. L., 36 vjeç.

I riu akuzohet për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, e hënë, tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë.

Pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet thikë 30-vjeçaren B. B.

E dëmtuara pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë, por jo pa bërë denoncimin ndaj të riut, duke çuar në prangosjen e tij.