Ballina LAJME Tiranë, një tjetër protestë paralel me protesten e ”Astirit”

Tiranë, një tjetër protestë paralel me protesten e ”Astirit”

Paralel me protestën para parlamentit paralel me banorët e ‘‘Astirit’’, po zhvillohet një tjetër protestë te sheshi ‘‘Nënë Tereza’’ me studentët e Tiranës, të cilët po protestojnë për një arsim më cilësor.

Fotot janë publikuar nga ish-zv.ministri Taulant Muka, i cili i mbështet, ndërsa shkruan: “E ardhmja e Shqipërisë- bravo që nuk frikoheni dhe kërkoni të drejtat tuaja! Arsimi është mundësia jonë për të krijuar shtetin e së drejtës!”
Ndërkohë, një ditë më parë shkruante se “Rinia shqiptare ka shume potenciale, dhe meriton më shumë! Vetëm kur rinia dhe shoqëria shqiptare të kërkojë ndryshimin cilësor në arsim, mund ti kthejmë dinjitetin universiteteve, japim zë intelektualit të vërtetë, zhvillojmë ekonominë dhe sigurinë sociale, dhe ruajmë identitetin tonë kombëtar! Mos qëndro indiferent, Bashkohu dhe ti!”.