Tiranë, një person bie në kontakt me rrymën elektrike

44

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Fitnete Rexha’ të kryeqytetit. Viktima është identifikuar si I. Xh dhe mendohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.