Tiranë/Një letër e ngjitur në pallat me lajmërim nga Bashkia shkakton polemika.

148

Bashkia e Tiranës u ka bërë apel administratorëve të caktuar prej saj në objektet e banimit në kryeqytet që të mbledhin pagesa nga qytetarët për të bërë dezinfektimin e mjediseve ku ata jetojnë.

Menjëherë administratorë pallatesh kanë ngjitur njoftime duke u kërkuar banorëve pagesa.

Në foto administratori i pallatit u ka kërkuar nga 400 lekë të reja çdo familjeje duke ua vënë si kusht për dezinfektimin e ambienteve të përbashmëta dhe përreth.

Në njoftim bëhet e qartë se po nuk u paguan paratë nuk do të ketë dezinfektim.