Tiranë, një i ri i kërkon lekë ish të dashurës si kusht për të vazhduar lidhjen

43

Dashuria nuk njeh kufij dhe një vajzë në Tiranë nuk ka dashur kurrsesi ta humbë të dashurin e saj ndaj ka bërë përpjekje që lidhja të vazhdojë.

Dhe i riu, duket se e ka kuptuar mirë këtë duke e parë si mundësi të mirë për të fituar ca lekë nga vajza 25 vjeçare, raporton noa.al. Ndaj e ka kushtëzuar vazhdimin e lidhjes me kërkesën që t’i japë një shumë parash.

Historia ka ndodhur në kryeqytet por nuk ndalet këtu. Në lidhjen mes vajzës dhe 28 vjeçarit K.K., ka pasur edhe probleme që kanë përfunduar në polici dhe gjykatë.

Ndaj nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, sot u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 28 vjeç.

“Në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, 28 vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës. Gjithashtu dyshohet se ky shtetas i ka kërkuar një shumë parash ish të dashurës së tij, në menyrë që të vazhdonin lidhjen”, thuhet në një informacion për mediat të drejtorisë policore të Tiranës.