Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.
Aksidenti ka ndodhur sot në rrugën “3 Dëshmorët” në kryeqytet.
Një i mitur me inicialet A.B., 10 vjeç, dyshohet se është përplasur nga mjeti me drejtues J. S.
I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.